Opozita lëshon pa rezistencë Bashkinë Mallakastër, Basha: Do e marrim sërish në zgjedhjet e tjera

POLITIKË


Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka sinjalizuar se do të lirojë pa rezistencë Bashkinë e Mallakastrës, një tjetër tërheqje pas Kamzës, duke u premtuar demokratëve mallakastriotë se ish kryebashkiaku Agron Kapllanaj do të jetë sërish kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme.

 “Agron Kapllanaj do të jetë kandidat për Kryetar Bashkie në zgjedhjet kushtetuese për pushtetin vendor dhe pa asnjë dyshim, edhe Kryetar i ardhshëm i Bashkisë Mallakastër”, ka deklaruar Basha në takimin me demokratët në Mallakastër, por pa shpjeguar se kur do të jenë këto zgjedhje, ndërkohë që zgjedhjet e 30 qershorit kanë kaluar dhe ai i penalizoi ish kryetarët e vet të bashkive të marrin pjesë në gardë, ndërsa nuk ka pranuar as 13 tetorin e Metës, ashtu siç e pranuan aleatët e tij dhe kërkuan regjistrim pranë KQZ, pavarësisht se është një datë e papërfillur nga asnjë institucion.

Megjithatë, duke dashur të shfajësohet para demokratëve, Basha është shprehur koha për të vendosur me votë kryetarin e vërtetë të bashkisë, sipas Kushtetutës shqiptare, sipas Kodit Zgjedhor nuk do të vonojë. Gjithsesi, sipas Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës, zgjedhjet e ardhshme vendore janë në vitin 2023 e ndoshta Basha do e ruajë Kapllanajn deri në atë kohë për të kandiduar sërish.



Skip to toolbar