Lirimi i Indrit Dokles, Rama: Bashkëpunim i hapur me krimin

POLITIKË


Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha, e cila dy ditë më parë mori vendimin që të nxjerrë nga qelia me kusht Endrit Doklen, i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë krimesh, duke e konsideruar dhe atë anëtare të KÇK.

Në një konferencë me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, si pjesë e reformave dhe detyrave që Shqipëria po plotëson për ecurinë e mëtejshme të procesit të integrimit europian, Rama tha se është edhe lufta kundër atyre gjykatësve që i përkasin organizatës që ai e quan “KÇK”, duke iu referuar rastit më të freskët të lirimit të Endrit Dokles.

“E kam informuar komisionerin se në ditët në vijim do ndërmarrim një nisme të re për të hapur një ofensivë shembullore kundër krimit të organizuar dhe atyre gjykatësve e prokurorëve që si në rastin e para dy ditësh i përkasin organizatës KÇK dhe po e përdorin autoritetin e tyre në këtë fazë të ndërmjetme për të bashkëpunuar hapur dhe paturpësisht me krimin”, tha Rama.

Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Rama, shefi i qeverisë shqiptare e cilësoi Varhelyi një mik të Shqipërisë dhe vuri në dukje ndihmën e tij për pasojat e tërmetit, duke përmendur konferencën e donatorëve që do zhvillohet në 17 shkurt.



Skip to toolbar