Lirimi i Tahirit, Yuri Kim: Vendim zhgënjyes, këto veprime do kenë pasoja

Më të fundit


Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka reaguar për lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke u shprehur e zhgënjyer. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, diplomatja amerikane u shpreh se këto mënyra që përdor drejtësia shqiptare, nuk janë të përshtatshme për një vend të NATO-s dhe që aspiron të integrohet në Bashkimin Evropian.

“Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. 

SHBA e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”, shkruan Kim në Twitter.

Vendimi per lirimin nga burgu u mor sot, dhe ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do ta kalojë kohën e mbetur të dënimit në shtëpi.

Thiri është dënuar me 3 vjet 4 muaj burgim, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Sipas Gjykatës, vendimi për vuajtjen e dënimit në banesë, u mor pasi atij i kanë mbetur më pak se dy vite burgim, ndërsa bashkëshortja e tij ka problem shëndetësore të cilat nuk i mundësojnë kujdesin e plotë ndaj fëmijeve të mitur.



Skip to toolbar