“Listat e anëtarësisë duhet të hapen”, Salianji: ‘Sallat’ sollën protestën para Kryeministrisë

Më të fundit


Ervin Salianji tha për Real Story se opozita duhet të ketë epërsi morale ndaj qeverisë, duke theksuar se kjo arrihet vetëm duke qenë ndryshe nga kryeministri Rama.

Sipas tij, nëse Berisha ndihet i sigurt për mbështetjen që ka, duhet të lejojë hapjen e listës së anëtarëve, pasi e vetmja mënyrë për t’u sfiduar është vota.

Salianji theksoi se do të vijojë të jetë pjesë e Partisë Demokratike dhe se nuk ka asnjë problem me kolegët e tij. Ai shtoi se në PD kanë nisur të ndodhin disa ndryshime dhe se këto lëvizje kanë sjellë protesta para qeverisë. “Opozita duhet të ketë epërsi morale mbi qeverinë, ne e kërkojmë këtë duke qenë ndryshe nga Rama. Në Himarë isha para një jave, ku u përjashtua e tërë partia për të zgjedhur dikë me 17 vota, këtu ka një problem.

Ka disa që thonë se Berisha ka 500 mijë vota, çfarë shqetësimi ka që do të përjashtojë listën e anëtarëve. Lidershipi përcakton kush janë anëtarët, një parti ka detyrimin të rrisë numrin e anëtarëve.

Këtu bie analiza se janë 500 mijë vota. Nëse Berisha ndihet i sigurt te mbështetja që ka, duhet të hapë listën e anëtarësisë. Nëse ka ndonjë mënyrë si sfidohet Berisha, është vota. Unë do të jem në PD, s’kam asnjë problem me kolegët. Duhet t’i hyjmë dhe të bëjmë përpjekje, deri tani kanë ndryshuar disa gjëra në PD. Këto salla e kanë bërë që të ketë protesta para qeverisë.

Nëse kishte një mbiarsye për të dalë populli në protestë, ishte vjedhja e zgjedhjeve. E kam kërkuar të dalin në protestë ditën e parë që u bë konstituimi. Kjo lëvizje i ka sjellë disa të mira. S’më kanë ndaluar dot kur kam qenë në burg, jo më tani.” 



Skip to toolbar