Listat e hapura, Basha: Rama prishi sot marrëveshjen me ne

AKTUALITET


Kryedemokrati Lulzim Basha reagoi urgjentisht pas deklaratës së Edi Ramës, se PS mbështet hapjen e listave.

Në një konferencë për mediat, Basha tha se në esencë sot Rama ka prishur marrëveshjen.

Ai u shpreh se me deklaratën e sotme, PS ka prekur kulmin e papërgjegjshmërisë.

Basha shtoi se Rama është i tmerruar nga humbja në zgjedhjet e ardhshme.

“Frika dhe ankthi i Edi Ramës nga zgjedhjet e ardhshme është thelbi i gjithçkaje që ka ndodhur. Krijimi i koalicioneve ka qenë një realitet që në kohën e deklarimit të pluralizmit politik. Ky është shqetësimi i Ramës. Ai ka vetëm një frikë, koalicionin opozitar. Sot ranë maskat dhe dorezat” – tha Lulzim Basha.

Ai nuk hezitoi të sulmojë edhe deputetët e dalë nga listat e tij.

“Ata u blenë si gjë e gjallë, me leje ndërtimi dhe para të thata. Sot ato quhen nga vetë socialistët si Balla-Opozita” – tha Basha



Skip to toolbar