Në Paris do të mbahen Lojërat Olimpike, por nuk do të ketë pjesëmarrje nga Shqipëria në sportin e futbollit.
Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli në një intervistë për emisionin “Real Story” në ASBC News, tregoi arsyet pse Shqipëria s’merr pjesë në turnetë. Ai tha se nuk është çështje dëshire, por ka disa gra kualifikuese.
Pyetje: Në turne kualifikuese të futbollit, pse Shqipëria nuk merr pjesë në këtë gara? Fidel Ylli: Nuk ka asnjë arsye teknike, ka disa gara kualifikuese. Këtë herë do të luajë Messi për Argjentinën. Futbolli ka ca gara kualifikuese, nuk e di arsyen, por kuptoj një gjë… nuk varet nga ne. Ne jemi të hapur që të marrin pjesë. Unë kam qenë pjesëmarrës në tre olimpiada, mendoj se janë marrëdhënie kortezie. Varet nga Federata, jo nga FIFA. Ne federatave u çojmë programin olimpik, por nuk i detyrojmë dot të marrin pjesë. Olimpiada nuk është me dëshirë, por me kualifikim.
Ndër të tjera, presidenti i KOKSH, zbuloi detaje nga paraqitja e Shqipërisë në këtë olimpiadë ku tha se “Komuniteti Olimpik bën polikë sportive, në fund të fundit ne nuk përfaqësojmë veten tonë, por aty sheh siglën ‘Albania’. Gjithçka është bërë e personalizuar duke filluar deri te astari i xhaketës që është ‘Team Albania’.
Logot, termusi, kapelet, rripi, syzet, bluzat janë me ‘Team Albania’. Kjo do të thotë që ne sportistët tanë do i çojmë me shumë dinjitet. Kemi dhe një revistë ‘Team Albania’. Kjo ka disa risi, po ti vendosësh celularin, celulari ka një çip dhe ky çip e hap revistën në mënyrë digjitale. Komiteti Olimpik ka një staf të jashtëzakonshëm. Sportal.al është aplikacion i ynë, ku është e gjithë puna e Komunitetit Olimpik”./abcnews.al