Lojërat Olimpike/ Shqipëria parakalon në Senë, Kaltra Meça dhe Zelimkhan Abakarov ngrenë lart flamurin “kuqezi”

Më të fundit


Pritja ka zgjatur fare pak.

Prej disa minutash ka nisur ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike, 2024, ku për herë të parë në histori, ky spektakël mbahet jashtë një stadiumi, me një paradë në qiell të hapur të 160 varkave në Lumin e Senës.

Pasi parakaluan përfaqësueset e para ato të Greqisë dhe asaj të veçantës, të Skuadrës Olimpike të Refugjatëve, tashmë radha i ka ardhur “Kuqezinjve” tanë, me notaren, Kaltra Meça dhe mundësin Zelimkhan Abakarov që mbajnë lart flamurin shqiptar.

Në varkën ku ndodhej Kombëtarja jonë olimpike ishin gjithashtu edhe Afrika e Jugut, Algjeria dhe Gjermania.

Ndërkaq, kujtojmë se e para garon Konini në 27 korrik dhe pas saj Meça në 28 korrik e Koxhaku në 30 të po këtij muaji. Pastaj vijnë me radhë Franko Burraj në 3 gusht në atletikë, Gega në 4 gusht, ndërsa mundësitë janë sipas radhës Abakarov në 8 gusht, Valiev në 9 dhe Dudaev në 10 gusht. /i.m /abcnews.al



Skip to toolbar