Lojtarët e Kukësit dhurojnë një pjesë të pagës

AKTUALITET


Lojtarët e Klubit të Kukësit kanë vendosur të dhurojnë një pjesë nga paga e tyre, që do të shkojë për familjet në nevojë të tërmetit. Lajmin e dha klubi verilindor me një komunikim në rrjetet sociale, ku njoftoi aktin e solidaritetit të lojtarëve të tij.

“Futboll Klub Kukësi po ndjek me vëmendje e dhimbje situatën në të cilën është përfshirë vendi ynë, pas termetit të ditëve të fundit, i cili shkaktoi dëme në njerëz dhe banesa”.

“Stafi dhe futbollistët, kanë vendosur që një pjesë të pagës së tyre t’jua kalojnë të prekurve nga tërmeti i së martës”.

“Ftojmë tifozët kuksianë dhe të gjithë shqiptarët që të kontribuojnë me çfarë të mundin, për të ndihmuar motrat dhe vëllezërit tanë, të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore”, thuhet në deklaratën e klubit verilindor.



Skip to toolbar