Lokalet “non grata” nga SHBA/ Ambasada Amerikane: Ja tre vendet ku nuk duhet të shkoni

AKTUALITET


Ambasada amerikane në Tiranë ka ngritur alarmin për disa lokale e restorante në Tirane, të cilat këkron që qytetarët e saj ti shamgin, për cështje sigurie.

Njoftimi është bërë një websiten zyrtar të ambasadës amerikane dhe aty përmend emrat e të katër resotranteve, që përbëjnë rrezik, sipas selisë diplomatike. Këto janë Juvenilija dhe Pasticeri Venecia, afër Satidumit “Air Albania” dhe restorant Juvenilja dhe një lokal nate, “Magic Club”, në ish-bllok.

Si masë paraprake sigurie për shkak të mundësisë së dhunës hakmarrëse dhe/ose raportimeve për praktika të padrejta biznesi dhe shqetësime për sigurinë, restorantet e mëposhtme janë të ndaluara për personelin e Ambasadës Amerikane: Juvenilja, Juvenilja Castle, Pastiçeri Venecia dhe “Magic Club”.

Më pas, selia diplomatike këshillon qytetarët amerikanë që të shmangin këto lokale, të ndjekin mediat në vend dhe të kenë një plan reagimi, për cdo situatë.



Skip to toolbar