Kreu i Biznes Albania, Luan Bregasi i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, deklaroi se biznesi sot është në kolaps pre pandemisë së koronavirusit. AI bëri përgjegjës për këtë situatë politikat jot ë mira të qeverive në 30 vite.
“Situata në të cilën gjendet sot biznesi si pasojë e kësaj pandemie globale e gjen biznesin të papërgatitur sepse është një sipërmarrje e brishtë, ka një histori 30 vjecare, pa eksperiencë dhe pa traditë. Historia 30 vjecare e ekonomisë dhe politikave jo shumë mbështetësë dhe në kushtet e një mjedisi jo korrekt ligjor, faktorët e jashtëm si COVID 19 e gjetën të papërgatitur ekonominë. Kjo goditje e ka kaluar në kolaps biznesin”
“Unë kam rezerva 30 vjecare ndaj politikës në 30 vite. Shteti duhet të jetë arbitër në ekonominë e tregut, për shumë herë ky arbitër është bërë palë me sipërmarrje të vecanta dhe ka sjellë konkurencë të pandershme. Politika për 30 vjet kanë mbështetur biznese të caktuara, është bërë konkurtente me investimet, kjo situatë na gjen në këtë lloj mjedisi,në mjedisin ku ndërmarrjet janë të gjitha me vështirësi, të mos harrojmë që një goditje e morëm nga tërmeti. Konsiderohemi si njerëz që jetojmë në luks apo ku di unë, por biznesi duhet vlerësuar dhe ndihmuar se është shtylla vertebrale e këtij shteti. Janë njerëz që kanë pasur guxim dhe iniciativë, kanë marë riskun, kanë investuar, ndaj them që kjo situatë nuk na ka gjetur shumë të shëndetshëm”, – tha ai.
