Analisti Fatos Lubonja tha se duhet një analizë e thellë që të mund të nxjerrë përgjegjësit dhe gabimet njerëzore që sollën tragjedinë në Durrës. Në studion e emisionit “Real Story”, Lubonja tha se është parësore që të bëhet një analizë e hollësishme si janë dhënë koncesionet, kujt i janë dhënë lejet e ndërtimit etj., ashtu siç ndodhi në tërmetin që ra në Xhenova të Italisë në mënyrë që të nxirren përgjegjësitë dhe të shmangen në të ardhmen.
“Një gjë është tragjedia nga Zoti a natyra, por ka edhe tragjedi njerëzore. Nuk mund të bëjmë dot analizën e pllakave tektonike, por mund të bëjmë analizën njerëzore. Për shembull në Xhenova kur ra tërmeti, u pa edhe koncesioni. Lind problem edhe tek ne çfarë problemesh kemi bërë. Konfliktet e interesit të hapur duhen parë mirë. Ne këtu duhet të bëjmë edhe analizën e përgjithshme, mos të merremi me raste sporadike. Këtu është problemi si i kemi ngritur institucionet e pavarura, që të kontrollojnë njëri-tjetrin.”
“Pra tragjedia e Durrësit duhet parë me kush ka dhënë lejet e ndërtimeve. Nuk mund t’ia japësh dot lejen një trafikanti, por një njeriu tamam. Kjo sepse një trafikant që ka shpërndarë drogë nuk e ka problem edhe të ndryshojë betonin. Duhet parë mbi çfarë është ngritur kjo ekonomi që na shkaktoi këtë dramë. Rama tallej me Veliajn në një kohë që jemi në këtë situatë e nuk mund të sillesh dot kështu me shqiptarët”, deklaroi Lubonja.