Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se pandemia e koronavirusit sigurisht që ka edhe pasoja ekonomike.
Lubonja tha se Shqipëria, si një vend relativisht i varfër, ka pasur dhe ka probleme ekonomike, që me Covid-19, bëhen akoma më të mprehta.
Fatos Lubonja: Shqipëria ka qenë gjithmonë keq ekonomikisht. Ne kemi pensionistët me as 200 mijë lekë. Ne kemi punëtorët me 10 mijë lekë në ditë. Ne kemi gjendje të keqe ekonomike historikisht. 60 përqind e shqiptarëve duan të lënë Shqipërinë dhe na dilka se shqiptarët qenkan të kënaqur?
Aty te shtëpia ime, ishte një restorant i madh dhe kishte kamerier, kishte kuzhinier etj. Qeveria do iu jepte kredi pronarëve të këtyre që do paguanin punëtorët. Gjithë këta janë të papunë. Gjithë hoteleria në jug është pa punë. Mos harrojmë se këtë janë keq. Kemi rroga mbijetesa, nuk e di sesi jetojmë ndoshta mund të themi. Ose do bëjmë dicka që këta njerëz të jetojnë normal ose nuk e di si do bëhet Shqipëria.
Pandemia ka nxjerrë në pah faktin se jemi në një system neo liberal të tmerrshëm. Të kesh njerëz të kënaqur tani është shumë e vështirë. Qeveria italiane tha do japë para shumë dhe të gjithë ankohen, ore kush i jep e kush i merr. Qeveria ata para që ka thënë i jep a jo. Nuk e dimë.