Lubonja: Zgjedhja e Bashës për t’u mbështetur te SHBA, e gabuar politikisht

Më të fundit


Për Analistin Fatos Lubonja përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar ishte një gabim me anë të të cilit Basha ka rënë viktimë e politikës së Ramës. I ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, Lubonja tha se lëvizja e Berishës nuk mund të sjellë kurrsesi revolucion pasi gjuha e tij është e vjetëruar.

Më tej ai tha se Basha me veprimin e tij n k merr mbështetje amerikane pasi këta të fundit janë aleat me qeverinë.

“Ky është nje detaj në pikturën që shoh. Është i shëmtuar fakti që të dy palët përdorin insinuatat sikur duan të ruanjë opozitarizmin ndaj Ramës. Ata kërkojnë opinionin e PD-së t’i orientojnë. Më duket fëmijënore gjuha e përjashtimit të njëri-tjetrit. Unë bej gjykimin politik se kujt i leverdis kjo gjë që po ndodh. Kjo është tipikisht i shprehjres” Përça dhe sundo”.  Viktima e parë ka qenë Basha  i cili pranoi përjashtimin e Berishën nga Grupi Parlamentar.

Ishte gabim politik pasi as mbshtetje amerikane nuk merr. Dëgjova argumenatate  Bashës se Tom Doshi dhe Rakipi janë përfshirë sepse kanë frikë se janë non grata.  Kjo edhe qëndron por nuk është esenciale. Janë akuza banale dhe duhet parë thelbi. Pozicioni më afër i aaj që duhet është ai i Palokës. Tek ne dominon ideja që nuk mund të dialogosh por ta përjashtosh. Unë nuk besoj se po bëhet revolucion. Gjuha e Berishës është e  vjetëruar.

Edhe armikut më të keq nuk do të lejoja t’ia bënin atë që i bënë Berishës. Veprimi i bërë ndaj tij është i padrejtë. Edhe Lulzim Bashën nuk e shikoj si shpresë.E shoh të dorëzuar përpara kërkesës së Edi Ramës që opozita të jetë një fasadë. Kjo që po bën Berisha. Me këtë përçarje ajo që ka zgjedhur Lulzim Bsha që të mbështetet tek amerikanët është e gabuar politikisht. Amerikanët janë aleat me qeverinë”- tha ai.



Skip to toolbar