Presidenti amerikan Joe Biden u zotua të mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën.
Biden theksoi se që nga fillimi i luftës aleatët dhe partnerët tanë të NATO-s dhe 50 më shumë vende dolën kundër Rusisë.
“Më e rëndësishmja, populli ukrainas u ngrit në këmbë, “tha Biden.
Gjithashtu ai u shpreh: “Lajmi i mirë është se lufta e Putinit ka dështuar, si dhe qëllimi i tij kryesor. Ai u nis për të shkatërruar Ukrainën, por Ukraina është ende e lirë. Ai u nis për të dobësuar NATO-n, por NATO është më e madhe, më e fortë, më e bashkuar se kurrë më parë, me dy anëtarë të rinj, Finlandën dhe Suedinë”./abcnews.al/