Lufta Izrael-Hamas, rreth 250 njerëz vdesin çdo ditë në Gaza

BOTA


Ushtria izraelite bombardoi jugun e Gazës gjatë natës, duke vrarë dhjetëra “terroristë”, me autoritetet e Hamasit që njoftuan se dhjetëra njerëz vdiqën gjatë natës, ndërsa konflikti midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze po i afrohet 100 ditëve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit, më shumë se 59 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur janë dërguar në spitale pas sulmeve që ndodhën gjatë natës në disa sektorë.

Në një njoftim më të fundit sot, ministria e shëndetësisë e enklavës tha se të paktën 23,708 palestinezë janë vrarë dhe 60,005 janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori. Rreth 151 palestinezë u vranë dhe 248 u plagosën në 24 orët e fundit, shtoi ministria. Me një mesatare prej 250 viktimash në ditë, numri mesatar i viktimave të kësaj lufte është “dukshëm më i lartë” se çdo konflikt tjetër i fundit, në Siri (96.5 viktima në ditë), Sudan (51, 6) , në Irak (50,8), Ukrainë (43,9), Afganistan (23,8) dhe Jemen (15,8).

Në një deklaratë, organizata joqeveritare bën të ditur se situatën tashmë katastrofike të 2.4 milionë banorëve e ka përkeqësuar edhe më shumë rënia e temperaturave.

Lufta filloi më 7 tetor nga sulmet e paprecedentë dhe të përgjakshme nga militantët e Hamasit, të cilat vranë rreth 1,140 njerëz, kryesisht civilë, në jug të Izraelit. /abcnews.al



Skip to toolbar