Lufta kundër Covid-19, SHBA jep fond shtesë për Shqipërin

CORONAVIRUS


Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se SHBA i ka dhënë Shqipërisë një shtesë fondesh prej 346,000 $ për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë.

Këto fonde ishin shpallur më parë si pjesë e angazhimit mbi 11 milionë dollarë të qeverisë “Flag of United States” për luftën kundër Covid në mbarë botën, thuhet më tej në njoftim.

“Qeveria e SHBA, përmes @USAIDAlbania, ka dhënë një shtesë fondesh prej 346,000 $ për të ndihmuar Shqipërinë në luftën kundër pandemisë. Këto fonde ishin shpallur më parë si pjesë e angazhimit mbi 11 milionë dollarë të qeverisë Flag of United States për luftën kundër #COVID19 në mbarë botën”, shkruhet në njoftimin në twitter.



Skip to toolbar