Lufta kundër krimit/ Gazetari Vija: Kreu i bandës kriminale në Kolumbi ‘u rekrutua’ në Shqipëri, ishte në kërkim

Më të fundit


Lufta ndaj grupeve kriminale ka qenë në fokus përgjatë muajve të fundit e ndikuar dhe nga shumë aksione të ndërmarra nga policia dhe hetime të reja nga SPAK.

Gazetari Ermal Vija u shpreh lidhur me grupet kriminalem ku theksoi se kreu i një bande kriminale në Kolumbi ishte rekrutuar në Shqipëri, në grupin e ‘Kodrës së Diellit’.

“Ti referohemi një dosje të fundit për goditjen e prodhimit të kokainës në vend. Grupi kriminal kishte arritur të merrtë një person kryesor të një grupi kriminal në Kolumbi që ishte shpallur në kërkim. Kreun e grupit kriminal në Kolumbi dhe prokuroria kishte dokumentuar që grupi kriminal nxirrte kokainën jo vetëm në dy laboratorët e zbuluar, por dhe në një laborator tjetër në Pogradec.

Prokuroria dyshonte që këtë sasi kokaine e kishte prodhuar për grupe ne juglindje të vendit. Më parë grupet kriminale shqiptare porosisnin lëndën nga vendet e Amerikës Latine, më pas çonin ambasadorët e tyrë në këto vende, tashmë kanë shkuar deri aty që kanë rekrutuar kreun e grupeve kriminale.” / abcnews.al



Skip to toolbar