Presidenti i zgjedhur në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump njoftoi në rrjetin social “Truth” se ka caktuar ish-spikeren Kari Lake, drejtoreshën e re të Zërit të Amerikës.
Në këtë mënyrë, Lake, e cila humbi garën e Senatit në Arizona do të drejtojë rrjetin e madh mediatik të financuar nga qeveria amerikane.
Manjati shtoi se Lake “do të punojë ngushtë me kreun tonë të ardhshëm të agjencisë amerikane për mediat globale, të cilën do ta shpall së shpejti, për të siguruar që vlerat amerikane të lirisë të transmetohen në mbarë botën në mënyrë të drejtë dhe të saktë.
Për shumë ekspertë, bëhet fjalë për një organ i ri që rrezikon të ngjallë dyshime dhe frikë për lirinë e shtypit.