Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka prezantuar rekomandimet e qeverisë për Prokurorinë e Përgjithshme për luftën ndaj kriminalitetit për vitin 2023. Ai theksoi se rekomandimi i parë është pavarësia e prokurorëve, teksa rekomandoi rrtije të cilësisë së hetimit për çështjen e korruspionit dhe ashpërsim të dënimeve për krimet dhe dhunën në familje. Manja njoftoi gjithashtu edhe hartimine një kodi të ri penal.
“Lufta ndaj kriminalitetit nuk bëhet duke e parë njëri-tjetrin në llogore të ndara. Duhet të kemi sinergji të përbashkët për te luftuat krimin në çdo formë. Rekomandimi i parë garantimi i pavarësisë së prokurorëve. Prokurori duhet të jetë i pavarur, për të vendosur mbi fatin e hetimeve, por i përgjegjshëm mbi efektshmërinë e hetimit”.
Manja theksoi se ka rritje të hetimeve në fushën ndaj korrupsionit.
“Përgëzoj Prokurorinë e Përgjithshme dhe nxis që të adresojë raste tek ILD për procedime disiplinore. Ka vijuar bashkëpunimi me SPAK dhe agjencitë ligjzbatuese për çështjet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pavarësisht se ekziston një rritje nga viti 2021, Këshilli i Ministrave rekomandon rritje të numrit të hetimeve të nisura kryesisht, veçanërisht në fushën ndaj korrupsionit”.
Sipas tij Këshilli i Ministrave rekomandon të rritet cilësia e hetimeve në çështjet ndaj korrupsionit.
“Rëndësi iu duhet dhënë dhe hetimeve financiare dhe shtimit të sekuestrimeve dhe konfiskimeve të aseteve të pasurive kriminale. Drejtimi i tretë i rekomandimeve është lufta ndaj krimit të organizuar”.