Mbretëria e Bashkuar do të trefishojë ndihmën e saj për Gazën dhe do të koordinojë përpjekjet me Katarin për të rritur fluksin e furnizimeve dhe pajisjeve për ata që kanë më shumë nevojë në enklavë.
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron do të mbikëqyrë 17 ton tenda të përmasave familjare që do të ngarkohen në një avion për në Egjipt, sipas një deklarate të zyrës së jashtme britanike.
Cameron, i cili po kryen një turne diplomatik në Lindjen e Mesme, e përshkroi shkallën e vuajtjeve në Gaza si të paimagjinueshme.
“Duhet bërë më shumë, më shpejt, për të ndihmuar njerëzit e bllokuar në këtë situatë të dëshpëruar. Ne e kemi trefishuar ndihmën tonë për Gazën dhe bashkëpunimi me partnerë si Katari po ndihmon në lëvizjen e ndihmave dhe pajisjeve për shpëtimin e jetës përmes kufirit për ata që jetojnë në shkatërrim”, shtoi Cameron.
Ministri i Jashtëm tha se i tha udhëheqësit izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një takimi të mërkurën se “duhet të jenë shumë më tepër kamionë në gjendje të hyjnë në Gaza dhe më shumë kalime duhet të hapen”./abcnews.al