Lufta në Izrael, Abazoviç: Jemi angazhuar të kthejmë qytetarët tanë në atdhe

AKTUALITET


Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka njoftuar se qytetarët malazezë të mbetur në Izrael do të evakuohen. Ai ka theksuar se autoritetet janë angazhuar menjëherë për t’i kthyer në atdhe pas sulmeve të ndodhura në Izrael.

“I kam ngarkuar të gjitha institucionet kompetente që të veprojnë me prioritet për të evakuuar qytetarët tanë dhe për të mbrojtur sigurinë personale”, ka thënë ndër të tjera Abazoviç.

Gjithashtu ai shton se mbetet i përkushtuar ndaj paqes dhe bën thirrje për t’i dhënë fund sulmeve terroriste dhe çdo forme tjetër të dhunës.

“Dua të falënderoj kolegët e mi nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, menaxhmenti i kompanisë “To Montenegro”, si dhe konsullin tonë të nderit në Izrael, Nimrod Rinot, për përpjekjet e tyre për të ndihmuar qytetarët tanë”, shprehet më tej Abazoviç. 



Skip to toolbar