Pedagogia e gazetarisë Iris Luarasi tha në “Real Story” se pjesa më e madhe e portaleve sot janë pa një editor, që marrin lajme dhe më pas i shtrembërojnë si duan. “Për këtë, -tha Luarasi, duhet një rubinet ligjor që të rregullojë këtë gjë”. Pedagogia Luarasi u shpreh në “Real Story” se kjo mund të zgjidhet me vetërregullim, por jo nga AMA.
“Unë mendoj se duhet një rubinet ligjor. Por unë mendoj se zgjidhet me vetë-rregullimin. Gazetarët në portale punojnë gjithë ditën dhe punojnë sa për një sanitare. Paguhen shumë pak. Problemi është se edhe pasi kanë përfunduar gazetarinë, vazhdojnë që të punojnë me këto lloj pagash. Ajo që më shqetëson në portale është se luftohet për klikime dhe nuk bëhet gazetari.
Këtu ka foto skandaloze shpesh herë. Tani e gjitha bëhet për klikime. Kur flasim vetëm për klikime, do të thotë se profesionalizmi është i dobët. Ka sigurisht edhe portale të mira. Ka portale të mira, kur ka editor. Ndërsa kur nuk ka editor, bëhen lajme sa për klikime ose shpesh herë deformohen. Unë mendoj se nuk duhet domosdoshmërish AMA të rregullojë”, tha Luarasi.