Lulzimi: S’ka politikan që s’vjedh”. Rama: Më merr të keqen, s’jetoj që të mbush xhepat

AKTUALITET


Kryeministri Rama nuk lë rast pa u kthyer përgjigje komentuesve në rrjetet sociale, veçanërisht kur këta të fundit e ngacmojnë.

Kështu ka ndodhur në postimin e bërë një ditë më herët në facebook ku kryeministri postoi inaugurimin e një resorti të ri agroturizmi. Një komentues me emrin Lulëzim i shkruan se “Nuk ka politikan që nuk vjedhin”.

Pikërisht ky koment ka marrë përgjigjen e Ramës i cili i shkruan: “Ti më merr të keqen mua se unë s’jam politikan, ashtu siç kujton ti dhe nuk jetoj për të mbushur xhepat me lekë, po për të mbushur jetën me kuptim, me emocion, me vepra, me ëndrra e me kujtime!”.

Ndërsa një tjetër komentuese i shkruan se “nuk jetohet me pallavra, populli do jetë më të mirë” dhe i kujton se njerëzit po largohem dhe po zbrazet Shqipëria.

Edhe ky koment ka marrë përgjigjen e Ramës i cili i thotë se Shqipëria nuk është bunker por nj vend i lirë dhe njerëzit kanë të drejtë të lëvzin ku do të duan.

“Pallavra të duket ty gjithë ky investim i bukur apo të vret sytë e bukura dhe do thuash patjetër llafin e keq pa lidhje fare?! Nejse, lëre popullin se flet vetë kur i vjen dita dhe mos i’a qaj hallin zbrazjes së Shqipërisë, se Shqipëria nuk është më bunker po vend i lirë në një botë të lirë!”, shkruan Rama.



Skip to toolbar