Macron humb qetësinë, përplaset me policët izraelitë

AKTUALITET


Presidenti francez Emmanuel Macron është përplasur me policinë izraelite gjatë një turi që zhvilloi në qytetin e vjetër të Jeruzalemit.

Macron akuzoi oficerët për shkelje të rregullave që i pengojnë ata të hyjnë në Kishën e epokës së kryqëzatave të Shën Anne, e cila konsiderohet si territor francez.

“Nuk më pëlqen ajo që bëtë para meje. Shkoni jashtë, ju lutem. Askush nuk duhet të provokojë”, tha Macron në anglisht.

Presidenti francez Macron ndodhet në Jeruzalem për të marrë pjesë në Forumin e Pestë të Holokaustit, i cili shënon 75 vjetorit e çlirimit të kampit të përqendrimit Aushvic-Birkenau.

Kisha e Shën Anës, e cila daton në vitin 1138, është kisha më e vjetër e Kryqëzatave në Jeruzalem.

Flamuri francez është valëvitur mbi Kishën e Shën Anës pasi turqit osmanë e paraqitën atë si një dhuratë për Francën në 1856 si një gjest mirënjohjeje për ndihmat në Luftën e Krimesë.

Videot e qarkulluara të Mërkurën treguan që  Macron po qëndronte në një hark që çon në kishë, i rrethuar nga personeli i sigurisë franceze dhe izraelite.

Presidenti është parë duke bërë gjeste me një policë  izraelitë dhe duke thënë me zë të lartë: “Nuk më pëlqen ajo që bëtë para meje. Shkoni jashtë, të lutem. Më vjen keq, por ne i dimë rregullat. Askush, askush nuk duhet të provokojë, askush. Të ruajmë qetësinë”.

Ai më pas i thotë një oficeri të sigurimit: “Ne patëm një shëtitje të mrekullueshme. Ju bëtë një punë të shkëlqyeshme në qytet. Unë e vlerësoj atë djema. Ju lutemi respektoni rregullat siç janë ndër shekuj. Ata nuk do të ndryshojnë me mua”.

Një zëdhënës i policisë izraelite tha që se kur delegacioni i Presidentit Macron mbërriti në Kishën e Shën Anës ka pasur një “diskutim” midis rojeve izraelite dhe franceze të sigurisë se kush do të lejohej të hynte në sit.

Në përfundim të vizitës presidenti kërkoi ndjesë për incidentin dhe shtrëngoi duart me personelin e sigurisë.



Skip to toolbar