Macron: Integrimi në BE s’është dhuratë për Shqipërinë, por në të mirë të Europës

Më të fundit


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, nuk është një dhuratë për të, por një e mirë që i bëhet edhe Europës. 

Në konferencë për mediat, krah kryeministrit Edi Rama, Macron vuri në pah dëshirën për një ribashkim të Europës dhe pjesë themelore e saj do duhet të jetë edhe Shqipëria

“Nuk është një dhuratë që i bëhet Shqipëri, zgjerimi është mirë për ju, por edhe mirë për ne, sepse keni inteligjencën dhe vullnetin për ta mbajtur këtë ambicie, për të çuar përpara me guxim përpara reformat, këtu vë re një dashuri për parimet themeluese të Europës sonë, këtë rrugë do ta kryeni, ne do ju shoqërojmë me respekt, dhe prova dashurie, me investime”, tha ai.

Macron është shprehur kundër burokracive për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në union.

“Nëse do kemi një Europë kapitull pas kapitulli, unë dua që të jetë mjeti që vendi juaj të ecë përpara”, përfundoi Macron.



Skip to toolbar