Macron nën shënjestër, pas sulmit në teatër i djegin restorantin

BOTA


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është vënë nën shënjestrën e “Jelekët e Verdhë”, nga të cilët nuk po gjen paqe. Pas sulmit në teatrin, ku ai po ndiqte një shfaqje me bashkëshorten e tij, sot pasdite, presidenti francez mësoi për zjarrin e rënë në një nga restorantet e tij të preferuar në Paris.

Sipas policisë keqbërësit fillimisht kishin thyer xhamat e restorantit dhe më pas i kishin vënë zjarrin duke shkruar gjithashtu në trotuar me shkumës fjalët, ‘Për Macron’.

Policia, e cila nga ana e saj ka nisur hetimet, deklaroi se dyshimet fillestare bien mbi Jelekët e Verdhë, disa mijëra prej të cilëve sot marshuan në veri të kryeqytetit, duke brohoritur si zakonisht parulla anti Macron, kundër policisë dhe Reformës së Pensioneve.

Vetëm disa orë më parë, Kreu i shtetit transalpin kishte rrezikuar të sulmohej nga një grup demonstruesish, ndërsa ai ishte duke ndjekur një shfaqje teatrale në “Bouffe du Nord”, në shoqërinë e gruas së tij.

Macron u bë një personazh mjaft publik dhe për mediat shqiptare në muajin tetor, kur vendosi veton në mbledhjen e kryeministrave të Bashkimit Europian për bllokimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar që para se të avancohet me negociatat të bëhet një reformim i procesit të pranimit në BE.



Skip to toolbar