Mamaja e yllit të futbollit Cristiano Ronaldo, Dolores Aveiro ka shpërthyer në akuza për atë që ajo e quan si mafia e futbollit. Sipas saj Ronaldo meriton të fitojë shumë topa të artë, dhe çmime të tjera ndërkombëtare, por kjo gjë nuk është lejuar nga mafia e futbollit.
Deklarata e saj ka bërë bujë në të gjitha mediat ndërkombëtare. Aveiro ka deklaruar: “Ekziston një mafie dhe është fjala e duhur për ta përkufizuar. Nëse shikoni gjithçka që ka ndodhur, do ta kuptoni se është për shkak të mafias. Nëse do të ishte spanjoll ose anglez, ata nuk do të bënin atë që i bënë atij. Por meqë ai është portugez dhe nga Madeira, kjo mund të ndodhë”.
Më tej ajo ka shtuar se djali i saj e meriton ta fitojë “Topin e Artë” këtë sezon. “Nuk e di nëse do ta marrë ai atë, por besoj. E meriton nëse analizojmë atë çfarë ka bërë ai gjatë sezonit”.