Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, e cila aktualisht drejton Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal është shprehur sot në emisionin “Refleksione” në ABC rreth konceptit të liderit.
Sipas saj lideri nuk mund të jetë pronar, por një njeri me vizion dhe mbi të gjitha një njeri me ndenjën e përgjegjësisë, duke “shigjetuar” në mënyrë indirekte Lulzim Bashën pas humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit nga PD.
“Çfarë e bën një njeri një lider të mirë?
“E bën sakrifica dhe përgjegjësia sepse lidershipi dhe lideri është pak a shumë si prindi. Ti duhet të mendosh që në sukses je i fundit sepse suksesi i atribuohet grupit, skuadrës tënde, ndërsa në humbje përgjegjësia është e jotja.
A ka dhe a duhet te mbajë përgjegjësi një udhëheqës, një lider apo një drejtues edhe në rastin kur nuk ka bërë ndonjë faj. Kjo është ajo c’ka e dallon liderin nga një shef apo një njeri që drejton një skuadër.
Lideri duhet të jetë një njëri që sakrifikon, duhet të mendojë i fundit për veten dhe të mendojë për të mirën e përgjithshme dhe misionin qe ka marrë përsipër për të kryer. Lideri duhet të jetë konfident sepse është e pamundur që të jesh një njeri qe nuk ke besim te vetja, nuk e njeh veten, nuk reflekton dhe të jesh një lideri mirë.
Jo të gjithëve që iu dhurohet një shans për të drejtuar, përfundojnë në fundin e ciklit te tyre të lidershipit si lider të mirë. Sepse lideri i mirë duhet të ketë një funksion që mbase njerëzit e zakonshëm nuk e kanë.
Lideri i mirë duhet të ketë mundësinë e para të njohë veten, e dyta të pranojë që demokracia ka rregulla dhe të ketë një plan, një vizion dhe një strategji,” deklaroi Bregu.