Kandidati Republikan për President Donald Trump vijoi tubimet e tij elektorale me ndalesën e tij në Nju Jork, një shtet ky i cili nuk ka zgjedhur një president nga rradhë e republikanëve që prej vitit 1984. Ndërsa vijoi akuzat e tij ndaj rivales së tij demokrate Kamala Harris duke thënë se fitorja e saj do të sillte Luftën e Tretë Botërore, ish kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se nëse ai rikthehet sërisht në pushtet atëherë Amerika do të bëhet e shkëlqyer sërisht.
“Në më pak se 4 vite Kamala Harris ka shkatërruar klasën tone të mesme. Vota ndaj saj I shkaktoi vendit tone inflacionin më të keq në Historinë e Amerikës. Kostot e qeverisjes së saj iu kanë kushtuar familjeve amerikane të paktën 30 mijë dollarë përgjatë tri viteve të fundit. Nëse Kamala vjen në pushtet, ekonomia jonë nuk do të rimëkëmbet kurrë. Nëse unë fitoj vendi unë do të ketë ekonominë më të madhe që është parë në Histori. Ne do të mposhtim me shpejtësi Inflacionin dhe do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish.”
Ndërsa premtoi se nuk do të ketë asnjë taks për personat që punojnë jashtë Orarit, Kandidati Republikan Donald Trump u ndal edhe tek çështja e kufirit duke thënë se ajo është më e madhe se problemet ekonomike apo edhe inflaconi.
“Ndërsa shpëtojmë ekonominë tonë, unë gjithashtu do të rivendos kufijtë tanë. Nuk ka pasur kurrë diçka të tillë. Ky është një problemmë i madh se inflacioni. Është më i madhe se ekonomia, kjo që po i bëjnë vendit tonë, po lejojnë kriminelët nga e gjithë bota të hyjnë në vendin tonë. Gjatë katër viteve të fundit, Kamala Harris ka orkestruar tradhtinë më skandaloze që çdo lider në historinë amerikane i ka bërë ndonjëherë popullit tonë. Ajo ka shkelur betimin e saj, ka zhdukur kufirin tonë sovran dhe ka lëshuar një ushtri bandash emigrantësh që po zhvillojnë një fushatë dhune dhe terrori kundër qytetarëve tanë. Nuk ka pasur kurrë diçka të tillë për asnjë vend në botë.”
Donald Trump u shoqërua në mitingun e tij elektoral në Nju Jork edhe nga bashkëshortja e tij Melanie Trump e cila ishte ajo që ftoi ish presidentitn në Skenë për të mbajtur fjalimin e tij.
Në tubimin e Nju Jorkut mbajtën fjalimet e tyre gjithashtu edhe njeriu më I pasur I Botës Elon Musk si dhe kandidati republikan për zëvendës President JD Vance.