Një automjet ka dalë nga rruga në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, në fshatin Vloçisht. Mjeti që drejtohej nga një 45 vjecar, ka pësuar dëme materiale ndërkohë që i lënduar ka mbetur edhe drejtuesi i cili po merr mjekim në spital.
“Rreth orës 17:40 në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, në fshatin Vloçisht, shtetasi O. K., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi O. K., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, njofton policia.