Një 15-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Guidonia Montecelio, Itali.
Sipas medieve italiane i mituri është Roel Abedoni, 15 vjeç, i cili u godit ndërsa po kalonte rrugën në një vendkalim për këmbësorë.
Ai vdiq pas dy orësh në spital. Makina drejtohej nga një 71-vjeçar, i cili u ndal për të ndihmuar të riun. Ai rezultoi negativ për alkool dhe drogë.
Policia po heton shkaqet e aksidentit.