Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mëngjes në Fier, ku një makinë ka përplasur për vdekje një 50-vjeçar, q udhëtonte me biçikletë.
Viktimë e aksidentit tragjik ka mbetur shtetasi Gëzim Gjyrdyku.
Njoftimi i policisë:
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 08:20, në vendin e quajtur “Vajkan”, në anë të rrugës është gjetur pa shënja jete shtetasi Gëzim Gjyrdyku, 50 vjeç, banues në Vajkan.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 50-vjeçari ka qënë duke lëvizur me biçikletë dhe është aksidentuar nga një automjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.