Makina përplas për vdekje motoristin

AKTUALITET


Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Laç-Mamurras, ku një person ka humbur jetën. Viktima është Zef Ndoka dhe lëvizte me një çiklomotor në momentin kur është përplasur me nga një makinë.

Sipas policisë, rreth orës 11:50 , në aksin rrugor Milot-Tiranë tek “Mbikalimi i Patokut”, automjeti tip “Audi”  me drejtues shtetasin E.H., është përplasur me një çiklomotor me drejtues shtetasin Gj. N., i cili si  pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për sqarimin e rrethanave te aksidentit

Edhe ditën e djeshme pranë Mamurrasit një shofer humbi jetën si pasojë e një aksidenti ku makina e tij doli nga rruga. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.



Skip to toolbar