Makina përplas për vdekje të moshuarin

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, duke shkaktuar vdekjen e një të moshuari, i cili është përplasur nga një makinë, ndërsa ecte në rrugë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:00 në aksin rrugorn Pogradec-Korçë, pikërisht pranë fshatit Gështenjas, ku shoferi me iniciale A. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar shtetasin Z.L, 89 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, këmbësor në rrugë, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Menjëherë pas këtij aksidenti, vetë drejtuesi i mjetit ka njoftuar policinë dhe ambulancën për t’i dhënë ndihmën e parë të moshuarit, por nga plagët e marra, ai nuk ka mbijetuar. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes tha se se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





Skip to toolbar