Malaj rikthehet në Vetting, dyshime për pasurinë

AKTUALITET


Gjyqtari pranë Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, Artur Malaj, njëherësh kandidat për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, ka dalë të premten përpara trupës gjykuese të Komisionit të Posaçëm të Apelimit. Pasi kaloi shkallën e parë të Vettingut, për subjektin e rivlerësimit Artur Malaj, Komisioneri Publik bëri ankesë në KPA. Malaj u konfirmua në detyrë një vit më parë.

Vendimi u apelua nga Komisioneri Publik, i cili parashtroi se kishte dijeni për dy analiza financiare, që nuk ishin në dosjen e subjektit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ndaj, Komisioneri Publik ka kërkuar rivlerësim për Artur Malajn duke u bazuar në dy analizat financiare, të cilat i përkasin viteve 2007-2008 dhe 2009 -2011. 

Mësohet se Malaj ka depozituar prova që vërtetojnë pasurinë e tij për periudhat në fjalë, duke u shprehur se ka ‘dorëzuar prova’ të tjera përpara Komisionit të Posaçëm të Apelimit. Megjithatë, do të jetë ky komision, që pasi të verifikojë provat e gjyqtarit dhe kërkesën e Komisionerit Publik, të marrë vendimin për Artur Malajn.



Skip to toolbar