Në pamundësi për të afruar një emër të madh, ata që qëndronin në krye të listës, si Pochettino apo Zidane, Man.United bën një zgjidhje të shpejtë duke gjetur trajnerin e ri. Me anë të një komunikate për mediat, “djajtë e kuqtë” bënë zyrtare arritjen e akordit me Ralf Rangnick.
Tekniku gjerman do të marrë drejtimin e ishullorëve deri në përfundim të këtij sezoni, një detaj që tregon qartë se projekti i tyre i ri, do të shpaloset në fund të sezonit. Rangnick merr përsipër të drejtojnë një klub të madh si United por të gjendur në krizë të madhe rezultatesh në Premier League.