Manaj mbetet në Turqi/ Futbollisti shqiptar ndryshon skuadër, por jo kampionatin

Më të fundit


Rey Manaj do të largohet nga Sivaspor, por gjithsesi do të vazhdojë karrierën e tij në Turqi. Ashtu siRey Manaj do të largohet nga Sivaspor, por gjithsesi do të vazhdojë karrierën e tij në Turqi.

Ashtu siç pritej, sulmuesi kuqezi pritet të ndryshojë skuadër në merkaton e janarit, ndërsa mediat turke kanë zbuluar edhe destinacionin e tij të ardhshëm.

Bëhet fjalë për Trabzonspor, që drejtohet nga trajneri I njohur Senol Gunes. Është pikërisht ish tekniku I kombëtares së Turqisë që kërkon me nguilm shërbimet e Manaj, madje e ka shprehur këtë hapur.

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat turke, dy klubet kanë nisur tratativat, ndërsa për momentin marrëveshja bllokohet nga ndasitë financiare mes kërkesës së ofertës.

Sivaspor pretendon 10 milion euro për kartonin e sulmuesit shqiptar, por Trabzonspor e konsideron këtë shifër shumë të lartë, për një lojtar që I skadon kontrata në fund të sezonit. Por gjithçka mund të zgjidhet shumë shpejt me shtysën e vetë Manaj që kërkon të ndryshojë skuadër.

Sulmuesi kuqezi shkëlqeu në sezonin e shkuar në Superligën e Turqisë, duke shënuar 22 gola dhe në garën e “Këpucës së Artë” u kalua vetëm nga Ikardi dhe Xheko.

Në këtë edicion, Manaj ka luajtur 12 ndeshje në kampionat, duke shënuar katër gola. /abcnews.al



Skip to toolbar