Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka dhënë lajmin e mirë se “pacienti zero” ka dal negativ në testin e bërë. Ndërkaq lajmi është konfirmuar edhe nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në “Facebook”. Ajo shton se 3 persona të shëruar, tashmë do të kthehen në shtëpi.
Postimi i ministres Ogerta Manastirliu:
Edhe pacienti 0 sapo është konfirmuar negativ. Babë e bir pritet të lënë spitalin dhe bashkë me pacientin tjetër që la spitalin mesditën e sotme, janë 3 pacientët e shëruar që rikthehen në shtëpi.
Shumë mirënjohëse për punën dhe sakrificën e ekipit të Infektivit