Manastirliu: Po presim analizat e 14 personave. Bino: 24 persona janë vetëkarantinuar

AKTUALITET


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë shifrat e analizave të kryera për koronavirusin në vend.

”Janë testuar 65 raste në laboratorin e virologjisë në ISHP. 2 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë. Në proces testimi janë 14 raste që i përkasin kontakteve të rasteve që janë identifikuar. Sikurse kemi bërë me transparencë maksimale do t’ju informojmë për çdo informacion të rëndësishëm për qytetarët.”- tha Manastirliu.

Ndërkaq Silva Bino, shefe e Departamentit te Epidemiolgojise dhe Kontrollit te Semundjeve Infektive ne  Institutin e Shendetit Publik ka deklaruar masat e marra ne perpjekje te kufizimit te perhapjes se semundjes.

Ajo ka bere me dije se jane gjurmuar 8 kontaktet e ngushta te pacienteve, qe mbreme, sapo dolen analizat, nderkohe qe sot jane vetekarantinuar ne menyre te kontrolluar 24 persona, qe kane pasur kontakt me dy te prekurit.

Gjurmuam 8 kontaktet e ngushta që mbrëmë në darkë, pas daljes së ekzaminimeve, janë marrë mostrat që janë në proces, sot janë gjurmuar 24 kontakte që janë vetëkarantinuar, i kontrolluar, po ju merren mostrat dhe janë këshilluar lidhur me to”- tha Bino.

Ajo beri me dije se jane gjurmuar edhe kontaktet e largëta. “Kontakte qe ne i quajmë kontaktet e dyta për te qenë sa më të sigurt, ne jemi në fazën që të kufizojmë sa të mundemi përhapjen e sëmundjes dhe është shumë e rëndësishme bashkëpunimi i qytetarëve, pacientët janë treguar korrektë lidhur me identifikimin e kontakteve dhe më pas kemi bërë gjurmimin”, tha Bino.



Skip to toolbar