Kryeparlamentarja Lindita Nikolla deklaroi se të hënën do të mblidhet Këshilli i Mandateve, ku do të diskutohet mandati i Olta Xhakçës.
Nga konferenca e kryetarëve, demokrati Gazment Bardhi i është drejtuar kryetares së Parlamentit, Lindita Nikollës duke i thënë se mazhoranca po refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Pjesë nga diskutimet Bardhi-Nikolla:
Bardhi: Në shkelje të Kushtetutës ju si kryeparlamentare dhe si mazhorancë po refuzoni të zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Keni nxjerr justifikime absurde nga janari i vitit 2023 e deri më sot. Kjo praktik e Gjykatës Kushtetuese, është praktik e njohur por ju bëni sikur nuk e kuptoni dhe e zvarrisni.
Nikolla: Të hënën do të mbledhim Këshillin e Mandateve për ketë çështje për të vijuar procedurën.
Bardhi: Procedura thotë se çështja do duhet të vijë në Kuvend. Por ju kërkoni ta zvarrisni.