Mandati i Shqipërisë në OKB, ambasadori i BE: Na ndihmoi në arritjen e objektivave tona

Më të fundit


Ministria e Jashtme ka zhvilluar një takim përmbyllës me rastin e mbarimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, tha se Shqipëria ka qenë një urë lidhëse e BE-së në Këshillin e Sigurimit. Gonzato vlerësoi ndihmën e Shqipërisë në arritjen e objektivave.

”Arritja e Shqipërisë ishte një mundësi shumë e mirë për të zgjeruar faktorin tonë. Nuk mund të integrohej plotësisht Shqipëria në mekanizmat tona, por u siguruam që të kishin akses në rrjetin tonë shumë të rëndësishëm diplomatik.

Kur Afrika ishte në axhendë mendojmë se ne ishim shumë të dobishëm duke iu ofruar ju shumë informacione të dobishme. Ishte e admirueshme sesi Shqipëria na ndihmoi në arritjen e objektivave.

Shqipëria luajti rolin e një ure lidhëse, Feriti informoheshin se çfarë ndodhet në KS.

Në takimin mujor që ne kishim kishte një vend ku Shqipëria luante një rol pozitiv. Shqipëria ka arritur të sigurojë që disa çështje të rëndësishme të diskutohen në Këshillin e Sigurisë”,- tha Gonzato.



Skip to toolbar