Gjykata e Tiranës njeh mandatin e Veliajt

AKTUALITET


Gjykata e Tiranës ka zhvolluar të mërkurën seancën për vërtetimin e mandatit të Erion Veliajt, duke e njohur mandatin e tij. Seanca u zhvilua në orën 14:30 për miratimin e mandatit të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili më 30 qershor mori besimin e kryeqytetit edhe për 4 vitet e ardhshme.

Kjo seancë u drejtua nga gjyqtari Dritan Caka, i cili në vendimin e tij ka miratuar mandatin e dhënga KQZ. Veliaj u rikonfirmua në krye të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të 30 qershorit ku kandidonte përballë rivalit nga Bindja Demokratike Arben Skënderi. Ai u shpall fitues me 152,230 vota, ndërsa rivali i tij Arben Skënderi nga partia Bindja Demokratike mori 9364 vota.



Skip to toolbar