Analisti Skënder Minxhozi thotë se Partia Socialiste po luan një bixhoz politik lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka, pasi e ka dërguar çështjen në Komisionin e Venecias, për të marrë opinion.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se nëse “Venecia” i jep të drejtë mazhorancës, ajo do e marrë si një fitore ndaj Kushtetuese, por sipas tij, mund të ndodhë edhe e kundërta.
“Përtej asaj tryeze nuk ka tjetër. Kush ngelet pas Kushtetueses?
Nuk ka. Ajo i hedh poshtë se është tryeza finale. Ju po luani një bizhoz politik, që nëse në Venecia, ju nxjerr siç e kërkoni ju,keni arriture një fitore mbi Kushtetuesen dhe ta gëzoni. Por nëse Venecia jua kthen me përgjigje, që për mendimin tim, kur kanë folur SHBA dhe BE, është krijuar një klimë. Nëse Venecia flet ndryshe?