Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin e kuvendit të 11 prillit dhe urdhëroi organin legjislativ që t’i dërgojë menjëherë për shqyrtim mocionin e deputetëve për mandatin e Olta Xhaçkës. Kryetarja Holta Zacaj tha se kuvendi nuk ka zbatuar vendimin detyrues të gjykatës të janarit 2023 dhe rrëzoi dhe kërkesen e shumicës për opinion nga komisioni i Venecias.
Juristi Jordan Daci, i ftuar në emisionin “Real Story” tha se një përplasje e tillë për këtë çështje mund të ishte shmangur. Ndërsa analisti Mentor Nazarko shtoi se artifica për ta çuar çështjen në Komisionin e Venecias është një artificë që e fyen Gjykatën Kushtetuese.
Pjesë nga diskutimi:
Jordan Daci: Është e padiskutueshme që i vetmi organ që thotë fjalën e fundit nëse mandati është në pajtim apo jo është Gjykata Kushtetuese. Kështu që çdo lloj manovre nga parlamenti për të mos e çuar, votuar apo vonuar, binte ndesh me vendimin dhe u desh që gjykata ta ripërsërisë edhe njëherë qëndrimin.
Kuvendi ka pretenduar se nuk mund ta detyrojë Gjykata Kushtetuese se si të veprojë Kuvendi. Jo nuk të detyron se si të veprosh ti, por që të votosh dhe të ma biesh çështjen se sbën është e padiskutueshnme. Nuk nënkuptonte që gjykata po detyronte Kuvendin që të vepronte një formë të caktuar, votën mund ta hedhin si të duan dhe në fund gjykata e vlerëson. U desh që të kalojë një kohë shumë e gjatë. E pashpjegueshme gjithë kjo përplasje sepse nuk shkatërrohet shteti as për një Olta dhe as për 100 Jordanë të tjerë nëse do të isha si emër. Në momentin ku vihet në diskutim një vendim i Gjykatës Kushtetuese, pastaj mbaron gjithçka.
Mentor Nazarko: Ky është një nga ato rastet ku Gjykata Kushtetuese ka mundësi të demonstrojë pavarësinë e saj në sistemin politik, është nevojë e madhe po të kemi parasyss se PS ka mandatin e tretë dhe duke aspiruar të katërtin dhe në këtë kuptim është në interes publik që sistemi institucional të demonstrojë këtë pavarësi. Parlamenti në mënyrë të pashpjegueshme ka bënë në diskutim një nen të kushtetutës që është tërësisht i qartë. Kështu që, qoftë rasti i parë, kur votuan për të mos e çuar në GJK dhe detyruan kësisoj opozitën që të ankohet për herë të dytë, qoftë argumentimi tjetër, që ne votojmë që t’i kërkoni ndihmë Komisionit të Venecias, edhe kjo është një artificë që e fyen Gjykatën kushtetuese sepse nuk është një çështje që nënkupton ndonjë kapacitet të lartë teorik që është i painterpretueshëm me rastet që ka shqyrtuar deri tani gjykata. Komisioni i Venecias vihet në lëvizje se mendimi i saj është jo detyrues.”