Mandati i Xhaçkës, Komisioni i Venecias shqyrton sot kërkesën e Kuvendit 

AKTUALITET


Komisioni i Venecias shqyrton këtë të premte kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë nëse Gjykata Kushtetuese mund të imponojë një deputet se si duhet të votojë. Mazhoranca e shikon si një ngërç të krijuar në marrëdhëniet me Gjykatën Kushtetuese.

Kërkesa u paraqit pas seancës së 13 shtatorit në parlament, ku deputetët socialistë penguan për herë të tretë kalimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes së mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Gazetarja Greta Bullari raporton se në emër të grupit parlamentar kanë shkuar në mbledhje kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali dhe kryetarja e Komisionit Të Ligjeve Kotilda Bushka. Ato do të paraqesin dhe një herë përpara anëtarëve, pyetjet e drejtuara nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ndërkohë, që mbledhja po zhvillohet me dyert të mbyllura, dosja do i dorëzohet Spiropalit, e cila do t’ia dorëzojë më pas grupeve parlamentare.

Kujtojmë që prej dy vitesh, Xhaçka akuzohet nga opozita se ka shkelur kushtetutën, për një investim që bashkëshorti i saj ka bërë në jug.



Skip to toolbar