Lezha këtë 2 mars ka përkujtuar 576 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, teksa u është bashkuar aktiviteve, ka komentuar manifestimin e kësaj të hëne që do të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit me thirrje të Presidentit Ilir Meta.
Në fjalën e tij ministri Lleshaj ka dhënë edhe një mesazh politik, që lidhet me manifestimin e thirrur sot pasdite nga Presidenti Ilir Meta.
“Sot është një ngjarje që i përket gjithë Shqipërisë ndaj salla sot është e vogël dhe në këtë ditë duhet të kemi të gjithë shqiptarët. Jo sa herë kemi hall duhet të kërkojmë beselidhje, në duhet thjesht t’i përmbahemi beselidhjes së Skënderbeut dhe mesazheve të saj”, tha Lleshaj.
Pjesë e aktiviteteve që po zhvillohen në Lezhë ishte edhe Pëllumb Xhufi i cili është shprehur se 2 marsi i vitit 1444 eshte vetëm ditë bashkimi.