Kuvendi i Shqipërisë zhvillon ditën e sotme veprimtarinë “25 vite Kushtetutë”, në të cilën marrin pjesë personalitete të larta shtetërore nga vendi dhe vende mike.
I pranishëm në këtë aktivitet është edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili gjatë fjalës së tij është shprehur se situata në Kuvend kohët e fundit, ngjan me atë të vitit 1998 në kohën e debatit kushtetues.
Ulsi Manja: Politika shqiptare ka notuar për shumë kohë në mentalitete të vjetra. Më në fund, u arrit të ngrihej një korups i vlerave demokratike. Me këtë Kushtetutë, Shqipëria ecën e sigurtë drejt integrimit euro-atlantik. Gjetja e duhur ishte që Kushtetuta të mos mbetej thjesht testament që gjen zbatim dhe jo që aspiron të zbatohet. Në këto 25 vite, dëshmitarë se si Kushtetuta është bërë pjesë e retorikës politike. Modelet e zgjedhura duhet të testohen në praktikë. Mendim juridik duhet të gjejë një mendim prakik që gjeneron drejtësi.
Me bindje të thellë për sistem drejtësie të pavarur, ne ndërmorëm Reformën në Drejtësi. Përgjatë këtyre viteve, përpos ndasive politike, kemi ditur të kemi edhe konsensus politik për të sjellë ndryshime të nevojshme për vendin. Për ironi të fatit, sot në Kuvend kemi një situatë që ngjan me atë të vitit 1998 në kohën e debatit kushtetues, ku shtetari i urtë, Sabri Godo ju bënte thirrje opozitës që t’i bashkoheshin diskutimeve në Komisionin Kushtetues, me bindjen se arsyeja njerëzore e maturia kushtetuese të fitojë ndaj çdo force që synon të binojë demokracinë kushtetuese shqiptare.