Si gjithë bota edhe Maqedonia e Veriut rrezikohet seriozisht nga varianti Delta i Covid-19. 5 raste të reja ka pasur së fundmi në shtetin fqinj, 3 në Shkup dhe 2 në Kumanovë dhe Tetovë.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen pasi sipas tij është i vetmi shpëtim ndaj varianteve të reja.
“3 në Shkup dhe nga një në Kumanovë dhe Tetovë. Nga gjithsej 8 të analizuara, kjo nuk është diçka ekskluzive. Për të gjitha llojet dhe mutacionet e virusit vaksina është shpëtimi i vetëm dhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo është mënyra se si mund t’i japim fund pandemisë”,- tha ministri Filipçe.
