Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëveshjen më të re mes Kosovës dhe Europës sa i përket fushës energjetike.
Kosova dhe grupi regjional i Europës Kontinentale nënshkruan marrëveshjen energjetike që sipas Ramës i hap rrugë vënies në punë të linjës 400 kë Kosova- Shqipëri.
Po ashtu Rama thotë se marrëveshja mundëson zhvillimin e tregut të përbashkët të energjisë elektrike të dy vendeve.
STATUSI NGA EDI RAMA
LAJM I MIRË
U miratua me ne fund marreveshja e lidhjes te Operatorit te Transmetimit te Kosoves “KOSTT” me Operatoret e Transmetimit te Europes Kontinentale. Kjo marreveshje hyn ne fuqi ne daten 14 Maj 2020!
Ky eshte nje hap i shumepritur, pasi i hap rrugen se shpejti marreveshjeve te nenshkruara ndermjet KOSTT🇽🇰 dhe OST🇦🇱 per rritjen e sigurise se sistemit elektroenergjetik të dy shteteve shqiptare, duke mundesuar venien ne pune te linjes 400kV Shqiperi-Kosove dhe zhvillimin e tregut te perbashket te energjise elektrike