Askush nga punonjësit e Kurum nuk do të rrijë pa pagesë. Garancia vjen nga kreu I bashkisë Elbasan, Gledian Llatja pas takimit me drejtues të kompanisë Kurum.
“Është një proces që ka ndodhur disa vite në Kurum, edhe vjet ka qenë e njëjta situatë. I kemi kërkuar më shumë shpjegime kompanisë, edhe dje kemi patur takime. Kemi pritur një vendim të bordit.
Në bashkëpunim edhe me sindikatën asnjë punëtor të mos largohet. Për petëzimin, kompania do angazhohet maksimalisht. Celiku do jetë në punë, do merren dietat ushqimore. Kush do rrijë në shtëpi kemi arritur në marrëveshje që do paguhen sipas kontratave kolektive, askush nuk do të paguhet nën 35 mijë lekë bruto.” tha ai.
Ndër të tjera Llatja u shpreh se ka pasur kontakte të vazshdueshme me punëtorët.
“Kam pasur kontakte me punëtorët, edhe gjatë pasditeve. Kanë qenë të shumta ankesat e tyre. Punëtorët kanë vite në Kurum dhe kanë pasur shqetësime për punësimin e tyre.
Në dijeninë time është një proces që mbyllet, por kryesorja është që asnjë nga punëtorët e Kurum nuk do të rrijë pa punë, pa pagesë. Numri i personave që kanë dalë në pension, ose në periudhë prove kanë qenë rreth 10-12 persona. Të gjithë punëtorët do të paguhen 100 përqind, plus të gjitha dietat ushqimore. Ata që do rrinë në shtëpi do të paguhen deri sa të fillojë prodhimi.
I gjithë sistemi i lëndëve që vjen në Shqipëri ka një sërë hallkash. Kem i marrë garanci që s’ka pasur një shqetësim.”, përfundoi kryetari i bashkisë Elbasan.
Sakaq nga ana e kompanisë, ndonëse ishte njoftuar një konferencë për mediat, përfaqësuesit e Kurum nuk bënë asnjë reagim pas takimit me kryebashkiakun e Elbasanit.